
Pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë, në Jarinjë e Merdar deri në 10 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat e kalmin kufitar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas këtyre të dhënave te Dheu i Bardhë ka pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë, ndërkaq në Jarinjë e Merdar deri në 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 3-5 minuta.
*Fotografia kryesore është nga arkivi.
(Kosova Sot Online)