“Inteligjent”, ish-koloneli kosovar tregon se në çfarë burgu është dashur të lihet Faton Hajrizi

  • E.k /
  • 18 July 2024 - 18:05
“Inteligjent”, ish-koloneli kosovar tregon se në çfarë burgu është dashur të lihet Faton Hajrizi

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka folur për arratisjen e Faton Hajrizit dhe krimin që po dyshohet se i njëjti e ka kryer në Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Sylejmani thotë se me veprat që i ka kryer Faton Hajrizi, s’është dashur që të lejohet në burg të hapur

 “Ai i ka bërë parapërgatitjet. Kemi tri lloj kategorish të qendrave korrektuese. Ky ka qëndruar në qendër të hapur, ku njerëzit punojnë e kthehen. Ajo qendër është për kryesit e veprave të lehta penale. Pse këto e kanë pru aty është diskutabile. Sepse ky me veprat që i ka kry s’e ka meritu, jo të hapur, por as gjysmë të hapur”, ka thënë ish-koloneli.

“Kur e dëgjosh të jep bindjen qw është inteligjent dhe i shkathët”, ka shtuar tutje ish-koloneli.

(Kosova Sot Online)