
Disa orë pasi u shpall në kërkim arrestohet i arratisuri nga burgu i Dubravës

Policia e Kosovës ka arrestuar Ujkan Metajn i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese e Dubravës 12 ditë më parë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim pas përfshirjes në rastin e vjedhjes së një banke në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, u arratis nga Burgu i Dubravës më 12 korrik.
Në njoftim thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.
Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
(Kosova Sot Online)