
Lexoni edhe:
Policia e Kosovës urgjentisht duhet të pastrohet nga infeksioni prej “mollëve të kalbura” - rrjetit të strukturave të fshehta serbo-ruse!
Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një incident në bordin e një avioni të Wizz Air në aeroportin Allgau, Memmingen, pak para nisjes për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas policisë, një shtetas shqiptar 33-vjeçar ka hyrë në debat me ekuipazhin, i cili është shkaktuar nga pritja e gjatë dhe temperaturat e larta në avion. Pasagjeri, baba i një djali katërvjeçar, i ka kërkuar me forcë ekuipazhit të hapte dyert e avionit, sepse ishte shumë nxehtë për djalin e tij, shkruan albinfo.ch.
Kjo kërkesë çoi në një debat të ashpër në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, aq sa u desh në fund edhe prania e policisë kufitare, shkruan allgauerzeitung.de. Si pasojë e incidentit, kompania ajrore vendosi ta nxirrte nga avioni. Atij iu desh të zbriste nga avioni me djalin e tij.
Ka raportime të përsëritura nga aeroporti Allgäu se pasagjerët nuk lejohen të fluturojnë pasi të kenë pasur mosmarrëveshje me stafin. Megjithatë, në shumicën e rasteve, polemikat lindin për madhësinë e bagazhit të dorës – veçanërisht kur pasagjerët shpërfillin dimensionet e lejuara nga kompania ajrore përkatëse.
(Kosova Sot Online )