
24-vjeçari godet me grusht një person dhe kundërshton policin

Një 24-vjeçar në Gjirokastër ka goditur me grusht një 19-vjeçar si dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë, përcjell "Kosova Sot Online".
Ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
“Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)