"Kufoma nuk është në gjendje të mirë", Koci: Kufoma e Faton Hajrizit nuk lejohet të shihet në Serbi

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 18:11

Avokati , Arianit Koci, tha se nënës së Faton Hajrizit nuk do t’i lejohet shikimi i kufomës së tij gjatë kohës sa do të mbahet në Serbi, për shkak se është i mbyllur hermetikisht, përcjell "Kosova Sot Online".

Koci nga Beogradi tha se arsyetimi është që kufoma nuk është në gjendje të mirë.

“Unë reagova menjëherë dhe u thash nëse veç vjen zonja në Serbi, atëherë ju lutem të ia mundësoni që ta sheh kufomën e djalit të vet. Ata më thanë se nuk munden me u përgjigj menjëherë sepse duhet me i pyt shefat tanë, e shefat tanë shefat e tyre. Pra u krijua një situatë  interesante. Pas gati një ore më thirri personi përgjegjës i cili kontaktoi nga policia dhe më thanë që fatkeqësisht nuk munden me leju me e pa nëna trupin e Fatonit për shkak se është i mbyllur hermetikisht.. edhe tha që trupin mund ta hapni kur te kthehet në Kosova. Unë pyeta për arsyen pse nuk mundet me u hap trupi. Ai tha se sa ka informacion, kufoma nuk është në gjendje të mirë”, tha ai.

“Nëse është i mbyllur trupi në mënyrë hermetike nuk mund ta sheh askush në këtë fazë.”, tha ai.

(Kosova Sot Online)