Digjet një depo në Miradi të Fushë Kosovës, tymi i zi shkon në qiell

  • E.k /
  • 28 July 2024 - 13:08
Digjet një depo në Miradi të Fushë Kosovës, tymi i zi shkon në qiell

Një depo është kapluar nga zjarri sot në Miradi të Fushë Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.”

(Kosova Sot Online)