Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu: Kushtetuesja ende s’e ka publikuar aktgjykimin e plotë të Ligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë

  • s.a /
  • 29 July 2024 - 14:20
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu: Kushtetuesja ende s’e ka publikuar aktgjykimin e plotë të Ligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë

Pas ministrit Murati, edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është ankuar që Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo ka pyetur se “edhe sa ditë të tjera i duhen Gjykatës Kushtetuese?”.

“Kanë kaluar më shumë se një muaj nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme por ende nuk është publikuar Aktgjykimi i plotë. Rrjedhimisht, po bëhen 518 ditë prej kur Gjykata e ka në trajtim këtë reformë të rëndësishme.”

Haxhiu ka thënë se “vonesat e tilla vazhdojnë të jenë goditja e radhës ndaj reformës dhe qytetarëve”.

(Kosova Sot Online )