
Përmbyset kamioni i ngarkuar me krom në Kalimash, vdes 37-vjeçari

Ditën e sotme rreth orës 06:30 në Kalimash, një 37-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën, në mënyrë aksidentale në galerinë e kromit në Kalimash.
Paraprakisht, mësohet se 37-vjeçari, ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Për pasojë kamioni është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e tij.
(Kosova Sot Online)