Gjuajti me AK-47 në aheng familjar, Policia arreston 27-vjeçarin në Suharekë

  • s.a /
  • 31 July 2024 - 13:08
Gjuajti me AK-47 në aheng familjar, Policia arreston 27-vjeçarin në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Sallagrazhdë të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia ka reaguar menjëherë, por fillimisht i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot më datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës, gjithashtu e ka dorëzuar armën e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazët.

Pra, është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë, Suharekë”, bëhet e ditur tutje.

I dyshuari, S.N 27 vjeç është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë. Arma dhe karikatori  janë sekuestruar gjithashtu.

Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

(Kosova Sot Online )