
Ramadani: Sipas komunikatës duket të jetë shkaktuar problem etnik në Maqedoni të veriut

Analisti, Burim Ramadani, e komentoi ncidentin që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, transmeton "Kosova Sot Online".
“Sipas asaj që e shohim nga komunikata gati është shkaktuar problem ndëretnik në Maqedoni. Në aeroport mbrojtja e afërt e Kryetarit të Kuvendit që është shqiptar në një situatë të tillë janë elemente që tregojnë se e kemi humb kredibilitetin edhe në situata krejt të caktume qofshin këto të izoluara por që e dëmtojnë kredibilitetin”, tha Ramadani.
“Nuk është t’u na bo hesap kerkush dhe kjo e ka një përgjegjësi të gjerë të institucioneve të Kosovës, këta që na udhëheqin për një peridhë 3-4 vjeçare, por ka shku tu ra kredibiliteti insitutucional”, tha ai.
(Kosova Sot Online)