Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: Sulmi ndaj Osmanit është sulm ndaj Kosovës dhe si sulm ndaj gjithë qytetarëve

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 08:59
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: Sulmi ndaj Osmanit është sulm ndaj Kosovës dhe si sulm ndaj gjithë qytetarëve

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka folur rreth incidentit ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, që i ndodhi dje në Aeroportin e Shkupit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se sulmi ndaj Osmanit është sulm ndaj gjithë Kosovës.

“E vlerësoj si sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe si sulm ndaj gjithë qytetarëve. Prandaj, mendoj që do të duhet që të kemi përgjegjësi edhe përskaj kakofonisë dhe qëndrimeve kontradiktore të kryetarit të Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

(Kosova Sot Online)