Arrestohet shtetasi i Kosovës në Vërmicë, ia ofroi 20 euro ryshfet policit

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 10:46
Arrestohet shtetasi i Kosovës në Vërmicë, ia ofroi 20 euro ryshfet policit


Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar 20 euro ryshfet zyrtarit policor, transmeton "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)