
Feraj: Ndihma më e re e QUINT-it, kë dhe çka ndihmon ky mur?!

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar qëndrimin e ambasadorëve të QUINT-it në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, përcjell "Kosova Sot Online".
Feraj në mes rreshtave ka kritikuar QUINT-in, pra ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Sipas Ferajt, ndihma e re e QUINT-it, “një urë e bën mur”.
(Kosova Sot Online)