Bislimi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po rritet e zgjerohet

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 17:00
Bislimi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po rritet e zgjerohet

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “po rritet e zgjerohet” aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, shkroi Bislimi në një postim në Facebook.

Ai tregoi se “këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”.

“Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”, shkroi Bislimi.


(Kosova Sot Online)