Menaxhmenti i Trepçës ha dreka luksoze, minatorët ende pa paga

  • A.P /
  • 07 August 2024 - 14:22
Menaxhmenti i Trepçës ha dreka luksoze,  minatorët ende pa paga

Minatorët janë në grevë që disa javë pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Shumë prej punonjësve edhe publikisht kanë treguar se gjendja e tyre financiare dhe e familjeve të tyre është rënduar dhe kanë hyrë në borxhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një minator, në kushte anonimiteti, kishte ndarë një bisedë me gruan e tij, ku bisedojnë për blerjen e disa ilaçeve për fëmijën e tyre të sëmurë.

Ndërkohë nga Ndërmarrja publike “Trepça Sh.A”, janë arsyetuar se problemi është përformanca e ulët e prodhimit dhe humbjet e borxhet e grumbulluara.

Por, përderisa minatorët janë në gjendje të vështirë financiare në këtë ndërmarrje janë duke u bërë harxhime për dreka.

Media ka siguruar një faturë të menaxhmentit të bërë pikërisht në këta muaj e që del që pavarësisht që po operojnë në humbje nuk i kanë ndalur harxhimet.

Në një drekë të datës 28.05.2024 menaxhmenti ka porositur edhe birra.

(Kosova Sot Online)