Trump: Nëse fitoj do të rimbush rezervat strategjike të naftës

  • A.P /
  • 07 August 2024 - 20:13
Trump: Nëse fitoj do të rimbush rezervat strategjike të naftës

Kandidati republikan për president dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të mbush rezervat strategjike të naftës së Amerikës nëse zgjidhet për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë kam rimbushur rezervat në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë. Ne duhet të rimbushim rezervat strategjike menjëherë,” tha ai në një intervistë për Fox News.

Pas dorëheqjes së presidentit Biden, Donald Trump do të përballet në zgjedhjet e SHBA-së me Harris.

(Kosova Sot Online)