Gjesti fantastik i një 16 vjeçari në Ferizaj: E gjen kuletën me plot para dhe e dorëzon në polici

  • s.a /
  • 09 August 2024 - 09:08
Gjesti fantastik i një 16 vjeçari në Ferizaj: E gjen kuletën me plot para dhe e dorëzon në polici

Mbrëmë rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj, B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë.

(Kosova Sot Online )