Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u bëhet testi psikologjik

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 14:31
Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do t’u bëhet testi psikologjik

Policia e Kosovës ka njoftuar kandidatët për policë se do t’u nënshtrohen testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Po të njëjtën datë, testit sipas njoftimit do t’i nënshtrohen policët nëpër qytetet e Kosovës.
Konkursi për zyrtarë është shpallur nga data 06.07.2023 deri më datën 26.07.2023.

Në njoftim thuhet se kandidatët duhet të paraqiten në kohën dhe vendin ku është paraparë mbajtja e testimit.

“Faza e testimit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor për zyrtarë policorë sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më datën 26.07.2023”, shkruan në njoftim.

(Kosova Sot Online)