
Lexoni edhe:
Mediat shqiptare: Ilir Daja te Dinamo, e zëvendëson Orges Shehi
Policia ka arrestuar një person në Ferizaj pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, transmeton "Kosova Sot Online ".
Njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja.
Mediat shqiptare: Ilir Daja te Dinamo, e zëvendëson Orges ShehiLexoni edhe:
I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online )