Dogana shpenzon gati 900 mijë euro për furnizim me uniforma për personelin, çka do të blejë?

  • s.a /
  • 13 August 2024 - 12:08
Dogana shpenzon gati 900 mijë euro për furnizim me uniforma për personelin, çka do të blejë?

Rreth 900 mijë euro do t’i shpenzojë Dogana e Kosovës për t’i furnizuar me uniforma personelin e saj. Me këtë kontratë parashihet blerja e xhemperëve, xhaketave, këmishave dhe pantallonave e fundeve, transmeton "Kosova sot Online ".

Tenderi është ndarë në tri pjesë. Për furnizim me xhempera për personelin, fitues është shpallur konsorciumi “EMPERUS SH.P.K; Seyntex; BOULEVARD SH.P.K”. Vlera e kontratës është 46 mijë e 800 euro.

Ndërkohë, furnizimin me xhaketa do ta bëjë kompania “PI ER TECHNICAL Kft Branch in Kosovo”. Vlera e kontratës është 487 mijë e 198 euro.

E njëjta kompani do ta kryej edhe furnizimin me këmisha, kontratë në vlerë 293 mijë e 584 euro.

Në dosjen e tenderit është specifikuar në detaje nevoja për furnizim. Tek pjesa e parë parashihet furnizimi me 880 xhempera për meshkuj, dhe 320 xhempera për femra.

Tek pjesa e dytë parashihet furnizimi me 1 mijë e 320 palë pantallona pranverë/verë për meshkuj,. 1 mijë e 320 pantallona vjeshtë/dimër për meshkuj, 480 palë pantallona pranverë/verë për femra, 480 palë panatllona vjeshtë/dimër për femra, 320 funde për femra dhe 320 jelek për femra.

Ndërkohë, në pjesën e tretë të kontratës parashihet furnizimi me 880 xhaketa vere për meshkuj, 320 xhaketa verë për femra, 880 xhaketa dimri për meshkuj dhe 320 xhaketa dimri për femra.

Kontrata është dhënë me procedurë të hapur dhe është nënshkruar më 28 qershor 2024.

Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1 milion e 498 mijë e 560 euro.

(Kosova Sot Online )