Kurti i vendosur: Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 17:29
Kurti i vendosur: Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.është deklaruar për çështjen e urës mbi Ibër, për të cilën ka thënë se është çështje e Kosovës dhe se është përmbyllur në vitin 2016-2017 sa i përket Brukselit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shtuar se fillimisht duhet të pritet raporti për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.

Ne nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)