
KRU “Gjakova”: Nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm i ujit, do aplikohen reduktime rigoroze

KRU “Gjakova” ka bërë një apel të rëndëisdhëm duke këkuar që të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bëhet e ditur se niveli i rezervuarëve ka rënë në minimum, dhe se nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit, përfshirë edhe qytetin e Gjakovës.
Postimi i plotë:
Apel i rëndësisë së lartë.
Të ndalen urgjentisht keqpërdorimet e ujit të pijes dhe shpenzimi i panevojshëm.
Niveli i rezervuarve ka rënë në minimum, nëse nuk ndalet shpenzimi i panevojshëm, do aplikohen reduktime rigoroze në të gjithë zonën e shërbimit përfshirë edhe Qytetin e Gjakovës.
Prodhimi ka arritur maksimumin e mundshëm, 1000l/ në sec, mirëpo nuk mjafton, ngase shpenzimi është enorm.
Urgjentisht të ndalet shpenzimi i panevojshëm, uji i pijes të përdoret vetëm për nevoja esenciale.
KRU "Gjakova" Sh.A.
14.08.2024.
(Kosova Sot Online)