Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

  • E.k /
  • 15 August 2024 - 10:29
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Doganës thuhet se dje rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan,  janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

“Zyrtarët e TASK  FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës. Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë. Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente”, thuhet në njoftim.

Pas kontrollit në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Hajvali, janë gjetur pajisje elektrike me origjinë serbe, që dyshohet të jenë future në vend si kontrabandë.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me  prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)