
"Vdekje e dyshimtë", vdes një burrë në Kamenicë që po trajtohej për shkak të një aksidenti

Një burrë që po trajtohej për shkak të një aksidenti në Qendrën Emergjente në Kamenicë, ka ndërruar jetë dje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.
Rasti është në hetime.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Kamenicë 10.08.2024, 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)