Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, përfshihet një automjet i KFOR’it

  • E.k /
  • 15 August 2024 - 11:53
Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, përfshihet një automjet i KFOR’it

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, ku janë përfshirë një automjet i KFOR’it dhe një automjet me targa vendore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 08:25, në rrugën nacionale Prishtinë Mitrovicë është raportuar për një aksident trafiku, ku të përfshira ne aksident janë dy automjete, një me targa vendore dhe tjetri automjet i KFOR-it, nuk raportohet për të lënduar, rasti është iniciuar si aksident me dëme materiale”, tha Pllana.

(Kosova Sot Online)