Zyrtari policor e vret një person në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 16 August 2024 - 22:17
Zyrtari policor e vret një person në këtë vend të Kosovës

Raportohet se një person është vrarë sonte në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.

Ai tha se dyshohet se vrasja është kryer me një armë jo zyrtare.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj.

(Kosova Sot Online)