Rahovec: Arrestohet një person, ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij

  • E.k /
  • 19 August 2024 - 11:05
Rahovec: Arrestohet një person, ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur i ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rahovec / 17.08.2024 - 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur i cili ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)