
Skenderaj: Pronarët ishin në aheng, hajnat hyjnë në katër shtëpi dhe vjedhin ari e para

Katër persona në Skenderaj kanë njoftuar se derisa ishin në një aheng, dikush ka hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kryejnë vjedhje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Personat e panjohur kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti është në hetime.
“VJEDHJE E RËNDË- Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”
(Kosova Sot Online)