
Vishaj: Personat që vdiqën në Infektivë kishin edhe sëmundje tjera

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se dy personat që kanë ndërruar jetë dy ditë më parë kanë qenë të moshës 80 dhe 67 vjeçare, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai tha se që të dy ishin të prekur nga koronavirusi, mirëpo kishin edhe sëmundje tjera.
Vishaj tha se nuk ka nevojë për panik, duke thënë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike.
“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy nga ta janë me oksigjeno terapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje. Njëri prej tyre i moshës 80 vjeçare i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë ngase ka pasur sëmundje të rënda kronike dhe një pacient tjetër i moshës 67 vjeçare që lëngonte nga sëmundje të rënda kronike që ishte duke u trajtuar më parë në Klinikën Infektive”, tha ai.
“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike dhe varësisht situatës do të veprojmë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)