Kurti: Serbia duhet të kthehet te marrëveshja që ta zbatojmë Asociacionin

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 20:12
Kurti: Serbia duhet të kthehet te marrëveshja që ta zbatojmë Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti tha se sa i përket marrëveshjeve me Serbinë duhet që të kenë në zemër njohjen reciproke, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk mund të kemi plan B nëse nuk respektohet plani A dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve. U bënë 1.5 vjet prej se kemi bërë marrëveshjen në Bruksel. Marrëveshjen bazike secilës më pas ju bashkëngjit aneksi i zbatimit nha Ohri. Ne jemi të gatshëm të zbatohet ajo, por nuk mund të kemi partneritet në zbatim përderisa ka mosprespektim. Bërnabiq ëhstë tërhequr në emër të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes, Serbia duhet të kthehet tek marrëveshja, ta respektojë atë në mënyrë që ta zbatojmë”, tha Kurti në voa.

“Në kuadër të kësaj marrëveshje janë edhe 39 marrëveshje që i kanë bërë pararendësit e mi…Në zemër të tyre duhet ta kenë atë që e ka quajtur presidenti Biden, njohje reciproke”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)