Sot varroset burri që dyshohet se u vra nga kunata e tij mbrëmë në Prishtinë

  • E.k /
  • 21 August 2024 - 11:35
Sot varroset burri që dyshohet se u vra nga kunata e tij mbrëmë në Prishtinë

Xhevdet Millaku që u vra mbrëmë në Prishtinë do të varroset sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit te Prishtines në Dragodan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqët dhe dashamirët se me datën 20.08.2024 ndërroj jetë Xhevdet Hamëz Millaku. Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkuren me datën 21.08.2024 në ora 17:00 në varrezat e qytetit te Prishtines në Dragodan.”

Ai dyshohet se u vra nga kunata e tij, e cila më pas është vetdorëzuar në Polici.

(Kosova Sot Online)