
PZAP njofton se personi që u vra në “Kodrën e Trimave” ishte zyrtar i tyre

Xhevdet Millaku që dyshohet se u vra mbrëmë nga kunata e tij, Nazmije Millaku në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë, punonte si zyrtar i transportit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo është bërë e ditur nga vet PZAP.
Aty Millaku punonte nga viti 2010.
“Z. Millaku ka punuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga viti 2010, si Zyrtar i Transportit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre.
(Kosova Sot Online)