
“Vdekja e dyshimtë e Aleksandar Grboviqit” , Agim Musliu jep detaje për lidhjet me Radoiçiqin dhe sulmin në Banjskë

Agim Musliu, nga instituti “Octopus”, ka shpalosur detaje të reja në lidhje me Aleksandër Grboviqin, i cili vdiq në rrethana të dyshimta, përcjell “Kosova Sot Online”.
Musliu theksoi se ai ishte mik i afërt me kriminelin Milan Radoiçiq.
“Ahengu i (vrasjes) vdekjes misterioze. Këto fotografi janë bërë në ahengun, ku “vdiq” Aleksandar Grbovic, miku i afërt i terroristit Milan Radoiciq”, tha ai.
Sipas Musliut, “Grbovic ishte kolonel në pension i ushtrisë serbe, i specializuar për shërbimet sekrete. Ai ishte njeriu kryesor që ishte marrë me fshehjen e logjistikës, e cila u përdor për agresionin terrorist të shtetit të Serbisë në Banjska, sipas metodës ruse “little green man”.
(Kosova Sot Online)