
Arrestohet në Durrës 47 vjeçari nga Mirëdita i kërkuar nga Kosova për “trafikim personash”

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 47 vjeçar nga Mirëdita me inicialet D.R me qëllim ekstradimi në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai ishte pronar i një lokali nate në Prishtinë dhe po dyshohet për trafikim personash.
“I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë. Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.
Policia shqiptare tha se arrestimi i bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
(Kosova Sot Online)