Stano: Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 21:52
Stano: Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme

Bashkimi Evropian e mirëpret çdo veprim të autoriteteve kosovare që u mundëson serbëve nga veriu i Kosovës t’i konvertojnë patentë shoferët e tyre nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“BE mirëpret çdo hap që është ndërmarrë me qëllim të vazhdimit të lejimit të sa më shumë serbëve të Kosovës që të përdorin patentë shoferët e lëshuara nga Kosova”, tha për N1, Peter Stano, zëdhënës i shërbimit të jashtëm të BE-së.

Ai shtoi se po e inkurajojnë Kosovën që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e patentë shoferëve.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme që do t’u mundësonin sa më shumë serbëve të Kosovës të marrin dokumente shtesë të Kosovës, veçanërisht një letërnjoftim të Kosovës, e cila kërkohet për marrjen e patentë shoferit të Kosovës”, shtoi Stano.

(Kosova Sot Online)