Rama: Qeveria Kurti nuk po e trajton kryeqytetit si të sajin

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 10:55
Rama: Qeveria Kurti nuk po e trajton kryeqytetit si të sajin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e trajton kryeqytetit si të sajin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama ka akuzuar nivelin qendror për pengim të disa projekteve madhore, siç është Unaza e Kryeqytetit dhe ndërtimi i rrugës “Agim Ramadani”.

Ai, tutje ka theksuar se edhe projektit të ish-objektit “Gërmia”, ku është planifikuar të ndërtohen salla koncentrale dhe muzeu, i janë pamundësuar punimet si shkak i masave të BE-së ndaj Kosovës, ku si pasoja shuma e destinuar prej 20 milionë eurosh është bllokuar.

Mirëpo, përkundër “pengesave” dhe kritikave të shumta nga opozita në Kryeqytet, Rama është shprehur i bindur se projektet e planifikuara do të përfundojnë, shumica e të cilave, siç tha ai, janë të bashkëfinancuara nga sektori privat.

(Kosova Sot Online)