Ka humbur jetën një i moshuar derisa po lahej në det
Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)