Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, Rizvanolli: Kush aplikon i pari shërbehet i pari

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 10:23
Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, Rizvanolli: Kush aplikon i pari shërbehet i pari

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo thotë se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari.

Rizvanolli ka njoftuar se nga tani nga mun të aplikohet për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të izoluar shtëpitë e çatitë dhe zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

Për të aplikuar vizitoni: ëëë.ekosova.rks-gov.net

“Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo!”, ka shkruar Rizvanolli.

(Kosova Sot Online)