Amerikani fitoi 2.64 milionë dollarë në lotari, luajti të njëjtat numra për 30 vjet

  • E.k /
  • 29 August 2024 - 12:54
Amerikani fitoi 2.64 milionë dollarë në lotari, luajti të njëjtat numra për 30 vjet

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari, pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.

Banori i Leicester, Kevin Connor, u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet.

Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin, raporton upi.com.

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.

“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni. Pasi u kyça, pashë që kisha fituar, por nuk besova deri sa u sigurova”, tha ai.

Connor tha se fitimet do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij, ndërsa për vete do të blejë çorape të reja.

(Kosova Sot Online)