Manuel Sarrazin, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 August 2024 - 18:18
Manuel Sarrazin, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Prishtinë

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Prishtinë me takimin e fundit në Kryeministri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas këtij takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sarrazin do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.

Gjatë ditës, ai u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

How Much Does Luxury Jewelry In Belgium Cost? You May Be SurprisedLuxury Jewellery - Search Ads
by Taboola

Përndryshe, në Kryeministri është parë duke hyrë edhe Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili nuk u prononcua për media pas takimit.

(Kosova Sot Online)