Zhduket një person i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor

  • A.P /
  • 01 September 2024 - 09:05
Zhduket një person i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor

Një grua ka raportuar se babai i saj është zhdukur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti po hetohet.

“PERSON I ZHDUKUR- Prishtinë / 27.08.2024 – 10:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)