
Një i vdekur e disa të plagosur nga konflikti me armë në qendër të Prishtinës

Prishtina u trondit të dielën mbrëma nga gjuajtjet me armë zjarri në lagjen Aktash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
U raportua se në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.
Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga ta.
Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh dolën në vendngjarje.
(Kosova Sot Online)