Biserko: Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve

  • A.P /
  • 02 September 2024 - 14:48
Biserko: Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, tha se ia ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimet për disa informacione nga Serbia, se në rajonin e Sanxhakut në këtë vend, “janë duke u ndërtuar shtëpi dhe banesa për serbët e Kosovës, e sidomos ata nga veriu”, por theksoi se informacionet e tilla duhet të verifikohen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një ditë më herët, Qeveria e Kosovës njoftoi se Kurti ka pritur në takim Biserkon, bashkë me Nenad Çanakun, ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës, dhe Mark Baskinin, këshilltar i lartë i Qendrës për Dialog Humanitar.

Në komunikatën e publikuar u tha se mysafirët e njoftuan Kurtin se në Serbi flitet për një mundësi të tillë.

“Si dikush që është marrë me çështjen e refugjatëve që nga vitet 1990 e këndej, ju kujtoj se gjithmonë ka pasur thashetheme, të cilat më vonë kanë rezultuar me eksod apo zhvendosje të popullsisë”, tha Biserko në një deklaratë për rel.

“Ne i kemi thënë Qeverisë së Kosovës që duhet t’iu kushtojë vëmendje këtyre informacioneve dhe të bëjë gjithçka të mundur që popullata serbe të mbahet në veri të Kosovës”, tha Biserko.


(Kosova Sot Online)