Albin Kurti viziton sot Institutin francez të Kosovës

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 09:55
Albin Kurti viziton sot Institutin francez të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë sot Institutin francez të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“I inauguruar pranverën e kaluar, Instituti francez i Kosovës (IFK) po bëhet vitrinë përpërhapjen e gjuhës frenge dhe kulturës frankofone. IFK është njëkohësisht një qendër e kurseve të gjuhës për publikun e gjerë që do t’i hapë dyert për kursistët e parë këtë muaj. Ai do të jetë një mbështetje për mësimdhënësit e gjuhës frenge në shkollat ​​kosovare dhe një vend për trajnime gjuhësore për nëpunësit civilë kosovarë”, thuhet në komunikatë.

Një qendër e kulturës, IFK mbështet festivalet më të mëdha të vendit, duke sjellë artistë në Kosovë. Në IFK tashmë organizohen takime të ndryshme kulturore.

(Kosova Sot Online)