Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, publikon foto me homologë

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 11:37
Gërvalla në Forumin Strategjik të Bledit, publikon foto me homologë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka publikuar një fotografi me ministrat e jashtëm të shteteve të Europës Juglindore para takimit të përbashkët që do të kenë në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fotografinë e publikuar nga Gërvalla shihet edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me Ministrat e Jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, në Forumin Strategjik të Bledit, para takimit të përbashkët”, shkroi Gërvalla duke publikuar një fotografi me homologët e saj, si dhe një të veçantë me ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

(Kosova Sot Online)