Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndriqohen me ngjyrë ari

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 13:00
Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndriqohen me ngjyrë ari

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri mbrëmë është përcjellë me një aktivitet nga organizata “Action for Health”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo organizatë realizoi një aktivitet përmes të cilit kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriquan me ngjyrë ari.

Kjo u bë për t’u solidarizuar me fëmijët e prekur nga kanceri dhe në përkujtim të tyre që humbën jetën në betejë me sëmundjen.

“Aktiviteti i sotëm synon të ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët’’, tha Nezaqet Rukovci, udhëheqëse e organizatës “Action for Health”.

(Kosova Sot Online)