Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë në drejtim të punëtorit kosovar

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 19:36
Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë në drejtim të punëtorit kosovar

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” të kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”.

Kjo përleshje erdhi si pasojë e një personi i cili kërcënoi njërin nga punëtorët e “Extreme Pizza”.

Media ka mësuar identitetin e personit që dyshohet shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza”.

Drilon Havolli mësohet të jetë personi i dyshuar.

(Kosova Sot Online)