Policia ka dhënë detaje lidhur me përleshjen që ndodhi në Prishtinë

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 09:20
Policia ka dhënë detaje lidhur me përleshjen që ndodhi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se janë arrestuar shtatë burra pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht tre burra të tjerë e një grua.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, e të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPORË-Rr. Ali Vitia, Prishtinë /05.09.2024-20:44. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)