Nazar Chaban nga Ukraina, ka nisur vitin e ri shkollor në Kosovë

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 15:11
Nazar Chaban nga Ukraina, ka nisur  vitin e ri shkollor në Kosovë

Nazar Chaban, 10 vjeç nga Ukraina, nisi vitin e ri shkollor mijëra kilometra larg vendlindjes së tij, , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke u larguar nga lufta, Nazar mbërriti në Kosovë vitin e kaluar me nënën e tij, Tetianën, me profesion gazetare, si pjesë e një programi për strehimin e gazetarëve ukrainas.

Ky program, përmes së cilit në Kosovë strehohen 13 gazetarë ukrainas, është iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.


(Kosova Sot Online)